Tragjedi në Kliçinë: Brahim Delijaj humbi jetën në aksident, nesër i jepet lamtumira e fundit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.08.2026, 23:53

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në Kliçinë përfundoi tragjikisht për Brahim Delijajn nga Klina.

Delijaj kishte pësuar lëndime të rënda nga aksidenti dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas informacioneve të raportuara deri më tani, në aksident janë përfshirë disa automjete.

Familja Delija ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 19 gusht 2026, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Zajm.

Lajmi për vdekjen e tij ka sjellë pikëllim te familjarët, të afërmit dhe miqtë, të cilët nesër do t’i japin lamtumirën e fundit Brahim Delijajt.

JOQ Kosova u shpreh ngushëllime familjes Delija, miqve dhe të gjithë të afërmve të të ndjerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit