Aksident fatal në Tiranë, 23-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.08.2026, 19:06

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Misto Mames, në Tiranë, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:30. Sipas të dhënave paraprake, një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar, me inicialet O. V., ka aksidentuar këmbësoren D. P., rreth 55 vjeçe.

Përplasja ka qenë fatale për gruan, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, përfshirë mënyrën se si ka ndodhur përplasja dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 55-vjeçares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit