Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për krimin e rëndë të ndodhur sot në Ksamil, ku humbi jetën një turist portugez. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë të cilët u kapën nga policia së bashku me të dyshuarin kryesor, 29-vjeçarin Sokrat Vata, teksa po tentonin ta largonin atë nga vendngjarja.
Në prani të përkthyesve zyrtarë, dy shtetasit turq kanë sqaruar pozicionin e tyre dhe natyrën e marrëdhënies me të dyshuarin:
“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë,” mësohet të jenë shprehur ata përpara hetuesve.
Organet e policisë po vijojnë punën për hetimin e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e versionit të dhënë nga dy shtetasit e huaj për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së tyre në lehtësimin e largimit të autorit.