Klienti filmohet duke vjedhur celularin nga banaku i biznesit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.08.2026, 18:50

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me vjedhjen e një telefoni në një biznes pranë Kthesës së Kamzës.

Sipas denoncuesit, telefoni ndodhej mbi banakun e punës, ndërsa momenti kur merret është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Në pamjet e mbërritura në redaksi shihet një i ri, i cili, pasi kryen pagesën për blerjen e një produkti pranë banakut, merr telefonin që ndodhet aty dhe më pas largohet qetësisht nga ambientet e biznesit, sikur pajisja të ishte e tija.

Denoncuesi shprehet se telefoni është marrë pasditen e sotme dhe se më pas pajisja është fikur, duke ngritur dyshimet e tij se veprimi ka qenë i qëllimshëm.

“Doja të bëja një denoncim për një klient që na ka marrë telefonin nga banaku i punës. Telefoni ishte në banak dhe momenti është i kapur nga kamerat”, shkruan qytetari.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur te Kthesa e Kamzës, ndërsa pamjet mund të ndihmojnë në identifikimin e personit që shfaqet në video.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit