Të gjithë ndalojnë makinat për të lënë “MamaBear-in” me këlyshët të kalojnë të sigurt

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.08.2026, 18:26

Një skenë e veçantë është filmuar në një rrugë, ku një arushë nënë dhe këlyshët e saj po përpiqeshin të kalonin në anën tjetër.

Sapo kafshët u shfaqën në rrugë, drejtuesit e automjeteve ndaluan njëri pas tjetrit, duke u dhënë atyre hapësirën e nevojshme për të kaluar pa u rrezikuar.

Arusha kaloi e qetë së bashku me këlyshët e saj, ndërsa makinat qëndruan të ndaluara dhe pritën deri sa familja e arinjve të largohej plotësisht nga rruga.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi tregojnë një moment të rrallë ku njerëzit vendosën të ndalojnë trafikun dhe të mos shqetësojnë kafshët.

Një gjest i thjeshtë, por që mund të ketë bërë diferencën për sigurinë e arushës dhe këlyshëve të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit