Biznesmeni shqiptar i ndërtimit arrestohet në Selanik: Jam në shënjestër të Ramës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.08.2026, 14:25

Një biznesmen shqiptar 53-vjeçar i fushës së ndërtimit dhe energjisë është arrestuar më 12 qershor në Selanik, në zbatim të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Sipas medias greke Kathimerini, ai mohon akuzat e SPAK-ut për pastrim parash që dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës dhe pretendon se procedimi ndaj tij është i motivuar politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Sipas prokurorisë shqiptare, 53-vjeçari dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti që gjatë viteve 2018–2023 pastroi miliona euro, dollarë dhe peso. Në skemën e dyshuar financiare përfshiheshin kompani të tregtimit të ushqimeve dhe qymyrit, si edhe një kompani ndërtimi e angazhuar në projekte hotelesh dhe zyrash në Tiranë. Hetimi nisi pas zbulimit të dy shqiptarëve të dyshuar për transportin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, ndërsa në Barcelonë u sekuestruan 441 kilogramë lëndë narkotike.

Gjatë seancës në gjykatën e apelit në Selanik, biznesmeni deklaroi se kishte shkuar në Greqi për të marrë pjesë në një festë dhe se nuk ishte përpjekur t’i fshihej drejtësisë. Ai kundërshtoi akuzat ndaj tij, ndërsa çështja pritet të vijojë përmes procedurave gjyqësore lidhur me urdhërarrestin ndërkombëtar dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit