Pas raportimit të qytetarëve, gjobitet shoferi që lejoi pasagjerin të nxirrte trupin nga kulmi i veturës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.08.2026, 18:23

Një shofer në Suharekë është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se lejoi një pasagjer të dilte me trup jashtë automjetit përmes xhamit të kulmit gjatë lëvizjes.

Rasti ishte raportuar nga një qytetar më 15 gusht përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Në pamjet e dërguara në polici shihej një person që kishte nxjerrë trupin jashtë automjetit përmes xhamit të kulmit, teksa vetura po qarkullonte në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se pas trajtimit të rastit, më 18 gusht është bërë identifikimi i kundërvajtësit dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 150 eurosh dhe një pikë negative.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet që mund të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të personave të tjerë.

Rasti është evidentuar falë raportimit të qytetarëve përmes aplikacionit të Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit