Një baba krenar, Neymar përlotet në recitalin e baletit të së bijës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.08.2026, 12:42

Neymar ka treguar edhe një herë anën e tij më të ndjeshme, këtë herë larg fushës së futbollit.

Ylli brazilian ishte i pranishëm në recitalin e baletit të vajzës së tij, Mavie, dhe emocionet duket se e kanë mposhtur. Gjatë performancës, Neymar u përlot, duke e ndjekur me krenari çdo lëvizje të vogël të së bijës.

Momenti është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar anën e ëmbël të futbollistit si baba.

Nga driblimet dhe golat, te lotët për vajzën e tij – Neymar thjesht nuk mundi t’i mbajë emocionet. ❤

Një tjetër moment që tregon se, përtej famës dhe trofeve, për një baba nuk ka skenë më të madhe se ajo ku performon fëmija i tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit