“Ky burri me dy valixhe prej dy ditësh rri pa lëvizur në të njëjtin vend, dikush ta kontrollojë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.08.2026, 12:07

Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz për një person që, sipas saj, prej dy ditësh ndodhet i shtrirë dhe i palëvizur pranë liqenit, afër “Kalcetos Peti”.

Në denoncimin e mbërritur në redaksinë tonë, ajo tregon se e ka parë burrin të shtrirë në të njëjtin vend, me valixhet pranë tij, dhe se pozicioni i tij nuk ka ndryshuar gjatë këtyre dy ditëve.

U çudita kur e pashë edhe sot në të njëjtin vend dhe në të njëjtin pozicion”, shprehet qytetarja, e cila thotë se ka frikë se personi mund të ketë ndërruar jetë.

Për shkak se nuk ka pasur mundësi të njoftojë vetë policinë, ajo ka kërkuar që rasti të bëhet publik dhe të verifikohet sa më shpejt nga autoritetet dhe strukturat përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit