Baba Mondi: Aplikimet për të qenë nën sundimin tim bëhen në e-bektashi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.08.2026, 12:01

Nga Ministria e së Vërtetës

Projekti i Edi Ramës për krijimin e një enklave sovrane prej rreth 11 hektarësh në Tiranë që do t’i jepet bektashinjve ka nisur të marrë formë. Në shtetin ku do hani e pini pa frikë nga Zoti është vendosur edhe monedha dhe pasaporta që do të mbartin të devotshmit jeshilë.

Me 3 pika raki, siç e do zakoni i shtetit të ri, dhe nën shoqërinë e sundimtarit të madh së bashku me Baba Mondin, janë vendosur disa ligje.

Mondi udhëheqësi i shtetit të ri që po lind në Shqipëri, edhe Rama udhëheqësin e shtetit shqiptar prej 12 vjet e 11 muaj në detyrë, kanë bërë të ditur se aplikimet për tu pajisur me pasaporta dhe për të qenë pjesë e shtetit bektashi do të bëhen në portalin e-bektashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit