Vrau 20-vjeçarin francez në Ksamil, arrestohet në Fier autori

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.08.2026, 10:24

Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së 20-vjeçarit francez në Ksamil, është arrestuar pas disa orësh në arrati. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën bregdetare të Ksamilit, ku humbi jetën shtetasi francez Miguel Mendes.

Vata u kap në pikën e kontrollit të ngritur në Levan, gjatë kontrolleve të policisë për lokalizimin e tij. 29-vjeçari dyshohet se po përpiqej të largohej nga zona pas ngjarjes.

Sipas të njëjtave burime, Vata ishte fshehur në bagazhin e një automjeti, por u zbulua nga efektivët në pikën e kontrollit. Pas arrestimit, pritet që ai të merret në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit