Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, dalin pamjet nga vendi i ngjares

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.08.2026, 09:25

Pamjet tregojnë vendin ku u gjet pa shenja jete trupi i 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, i cili dyshohet se u vra me thikë mëngjesin e sotëm në zonën bregdetare të Ksamilit. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

29-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes vijon të jetë në kërkim. Forcat e policisë po kryejnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe motivet e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit