“Kamikazi” me motor s’pyet për semafor, futet me të kuq dhe rrezikon qytetarët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.08.2026, 01:01

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një motorist shihet duke shkelur semaforin e kuq dhe duke rrezikuar kalimtarët që po kalonin në vijat e bardha në Tiranë.

Siç shihet dhe në pamje, drejtuesi i motorit futet me të kuqe në semafor të paktën dy herë, në kryqëzime të ndryshme. Në të dyja rastet, semafori për këmbësorët është i gjelbër dhe qytetarët kanë nisur të kalojnë rrugën.

Motori kalon mes automjeteve dhe pranë këmbësorëve, duke krijuar momente të rrezikshme për ata që ndodheshin në rrugë.

Denoncuesi e cilëson drejtuesin si një “kamikaz” dhe shprehet i shqetësuar për mënyrën e drejtimit të tij në rrugët e kryeqytetit.

Raste të tilla, ku drejtuesit nuk respektojnë sinjalistikën dhe semaforët, përbëjnë rrezik jo vetëm për ta, por edhe për këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Pamjet i lihen në dispozicion Policisë Rrugore për identifikimin e drejtuesit dhe marrjen e masave nëse konstatohen shkelje të rregullave të qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit