“Pse ndërhyn te jeta ime, k**vë”, qytetarja filmon komshiun duke dhunuar një grua

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.08.2026, 23:07

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare raporton se ka filmuar një komshi duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje në një apartament në pallatin përballë, në zonën e 'Don Boskos' në Tiranë.

Në pamje, personi dëgjohet duke i thënë gruas: “Pse ndërhyn te jeta ime? Është jeta ime. S’ke për detyrë të ndërhysh te jeta ime, e more vesh apo jo?”, ndërsa më pas shihet duke e goditur me shuplaka.

Qytetarja që ka dërguar pamjet ngre shqetësimin për situatën, ndërsa shprehet se banorët janë të detyruar të përballen me skena të tilla gjatë mbrëmjeve.

Nga pamjet nuk mund të konfirmohet marrëdhënia mes dy personave, ndërsa nuk dihen ende as arsyet apo rrethanat që kanë çuar në konflikt.

“Ne nuk arrijmë të kuptojmë çfarë problemi mund të ketë apo marrëdhënien, por gjithsesi nuk është normale”, shkruan denoncuesja.

Ajo u bën apel institucioneve që të marrin masa për raste të tilla, duke kërkuar që personat e përfshirë në situata dhune të trajtohen nga autoritetet përgjegjëse.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar lidhur me rastin dhe mbetet për t’u verifikuar nëse autoritetet janë njoftuar për ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit