Detaje të reja kanë dalë në dritë nga incidenti i rëndë i ndodhur në Porto Palermo, ku katër persona mbetën të plagosur pasi motori i një skafi mori flakë gjatë punimeve për riparimin e tij.
Një prej të plagosurve ka treguar se zjarri dyshohet se nisi për shkak të benzinës që ishte derdhur gjatë ndërhyrjes në motor.
“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, është shprehur ai.
Katër personat kanë pësuar djegie në trup si pasojë e incidentit, ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje më të rëndë dhe po transportohen drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit dhe shkakun e saktë të shpërthimit.
Në redaksinë e JOQ Albania mbërritën edhe pamje nga momentet pas ngjarjes, ku varkëtarë, turistë dhe pushues që ndodheshin rastësisht në zonë afrohen për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.