Urbanit të Kamzës i “plasin ujerat”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.08.2026, 19:44

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të një urbani të linjës Kamëz–Qendër, ku një problem me sistemin e kondicionimit ka bërë që uji të pikojë brenda në kabinën e autobusit.

Në pamjet e dërguara shihet qartë se uji rrjedh nga pjesa e sipërme e urbanit dhe përfundon direkt disa prej sediljeve, të cilat janë bërë qull dhe kanë mbetur të papërdorshme për pasagjerët.

Si pasojë, askush nuk është ulur në ato sedilje, duke u detyruar të qëndronin në këmbë, pasi uji vazhdonte të pikonte nga kondicioneri.

Ky është një tjetër denoncim që ngre pikëpyetje mbi gjendjen dhe mirëmbajtjen e transportit publik në Tiranë. Qytetarët paguajnë për biletën dhe presin minimalisht një mjet të sigurt, të pastër dhe funksional, veçanërisht në ditët e nxehta kur kondicioneri është domosdoshmëri.

Por çfarë standardi shërbimi është ky, kur qytetari duhet të shmangë një sedilje jo për shkak të ndonjë defekti të vogël, por sepse i bie ujë mbi kokë?

Denoncimi është një tjetër dëshmi e problematikave që hasin çdo ditë qytetarët në transportin publik të kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit