Taksia humb kontrollin dhe përplas 66-vjeçarin në trotuar, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët e tjerë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.08.2026, 15:09

Pamjet e rënda nga aksidenti tragjik në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, tregojnë momentin kur taksia del në trotuar dhe përplas 66-vjeçarin Fezi Dine, i cili ndodhej pranë një biznesi.

Në ato çaste, në trotuar po kalonin edhe disa qytetarë të tjerë, mes tyre edhe një vajzë e vogël, duke e bërë edhe më tronditëse skenën e regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Makina merr drejtimin e trotuarit dhe përplas 66-vjeçarin në pjesën pranë biznesit. Pas goditjes, Dine mbetet i shtrirë, ndërsa qytetarët ndodhen pranë tij.

66-vjeçari u transportua me autoambulancë drejt spitalit, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, autoambulanca ka mbërritur rreth 25 minuta pas aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit