Artisti përjetëson fytyrat e historisë shqiptare në rrugën e Kapshticës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.08.2026, 12:52

Në rrugën e Kapshticës janë realizuar murale të veçanta kushtuar disa prej figurave më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare. Në këto piktura shfaqen Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, Naum Dhimitër Naçi, Çerçiz Topulli, Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Haxhi Tasim i Çamërisë, duke sjellë në hapësirën publike portretet e personaliteteve që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për arsimin, gjuhën dhe çështjen kombëtare shqiptare.

Këto vepra artistike janë realizuar nga artisti dhe atdhetari Bledar Çakalli, i cili përmes artit ka zgjedhur të përcjellë mesazhe historike dhe patriotike. Në muralet dallohen veçanërisht figurat e motrave Qiriazi, pionieret e arsimit shqip, si edhe Naum Dhimitër Naçi, i njohur për kontributin e tij si mësues i gjuhës shqipe. Krahas tyre, muralet nderojnë edhe figura të tjera të shquara të historisë shqiptare.

Muralet në rrugën e Kapshticës përbëjnë një ndërthurje mes artit dhe historisë, duke e kthyer një hapësirë të zakonshme publike në një galeri të hapur në kujtim të personaliteteve kombëtare. Përmes këtyre portreteve, historia shqiptare bëhet më e pranishme në jetën e përditshme dhe brezat e rinj kanë mundësinë të njihen me figurat që kanë lënë gjurmë në rrugëtimin e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit