“Më kërkoi 100 mijë lekë për hotelin dhe s’mi ktheu më”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.08.2026, 12:52

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të bërë publike një situatë që, sipas tij, i ka ndodhur në vendin e punës.

Ai tregon se një person, të cilin nuk e njihte, i është afruar dhe i ka kërkuar 100 mijë lekë, duke i thënë se i duheshin për të paguar hotelin aty pranë dhe se do t’ia kthente menjëherë.

Duke i besuar, qytetari thotë se ia dha paratë. Por, sipas tij, personi nuk ia ka kthyer shumën dhe tashmë nuk ka mbajtur premtimin që i kishte bërë.

Për këtë arsye, ai ka vendosur t’i drejtohet JOQ Albania, duke publikuar edhe videon e personit dhe duke i bërë apel që të kthejë paratë.

“O bro, jam unë që punoj aty. Erdhi një rob dhe më tha: ‘Më duhen 100 mijë lekë sa të paguaj hotelin këtu poshtë dhe t’i kthej direkt’. Unë nuk e njihja, por s’ka rëndësi, ia dhashë me mirëbesim. Edhe ai nuk i ktheu fare”, shkruan qytetari.

Ai shprehet i revoltuar jo vetëm për shumën, por mbi të gjitha për faktin se besoi një person që i premtoi se do t’ia kthente paratë.

“Nuk është halli i lekëve, po gjesti. Djalë burrë bën kështu gjestesh të turpshme, s’di çfarë të them”, shkruan ai.

Tashmë ai i ka vendosur edhe një afat: nëse paratë nuk kthehen deri nesër, thotë se do ta denoncojë në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit