Me kallashin gati për qitje, Ylli Zalla u arrestua 500 metra larg banesës së tij

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.08.2026, 11:41

I shumëkërkuari Ylli Zalla është arrestuar gjatë një operacioni të befasishëm në Krujë, pasi ishte lokalizuar duke u fshehur në një banesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij.

Në momentin e arrestimit, Zalla rezultoi i armatosur me një automatik kallashnikov dhe kishte me vete tre krehra me municione, duke u konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas raportimeve, banesa ku strehohej i shumëkërkuari ishte mbajtur prej ditësh nën vëzhgim nga forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me përdorimin e dronëve të teknologjisë së lartë “Bayraktar”. Vëzhgimi ajror ka ndihmuar në përcaktimin e vendndodhjes së tij dhe në organizimin e ndërhyrjes së menjëhershme.

Në aksion morën pjesë Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë.

Operacioni përfundoi me prangosjen e të shumëkërkuarit, i cili, pavarësisht se ishte fshehur në afërsi të banesës së tij, ishte lokalizuar pas një periudhe të monitorimit nga strukturat policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit