Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar, pasi pësoi një problem të rëndë shëndetësor gjatë fazës së uljes së një avioni të kompanisë Ryanair, i cili udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës. Avioni u ul në aeroportin Marconi pak pas mesnatës.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe kishte probleme të mëparshme shëndetësore. Gjatë zbritjes nga avioni ai kishte kërkuar asistencë mjekësore dhe dyshohet se në momentin e uljes pësoi arrest kardiak.
Në aeroport mbërritën menjëherë ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht për gjendjen e pasagjerit, por pavarësisht ndërhyrjes, 85-vjeçari nuk mundi të shpëtonte. Në vendngjarje mbërriti gjithashtu Policia e Shtetit, e cila kryente shërbimin në aeroport.