Një burrë dhe dy gra marrin portofolin në tokë, i zoti: Ktheni dokumentet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.08.2026, 11:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë për të bërë një thirrje pas humbjes së një portofoli dje, pranë Big Market në Spitallë të Durrësit. Sipas tij, në pamjet filmike duken qartë personat që e kanë gjetur portofolin, si edhe targa e automjetit me të cilin ata janë larguar.

Familja kërkon që personat që e kanë gjetur portofolin t’i kthejnë dokumentet dhe kartat, duke theksuar se paratë nuk i kërkojnë. Apeli i tyre është që portofoli dhe dokumentet të dorëzohen, pasi janë të nevojshme për personin që i ka humbur.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ. Na ka humbur një portofol dje te Big Market në Spitallë të Durrësit. Në video shikohen qartë personat që e kanë gjetur, si edhe targa e makinës. Ju lutemi, nëpërmjet jush, t’u bëjmë thirrje që të na kthejnë kartat dhe dokumentet. Paratë nuk i duam.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit