Ksamili pa ujë prej 1 muaj e gjysmë: 2 milionë lekë për autobote

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.08.2026, 09:19

Një qytetar nga Ksamili ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në zonë, duke pretenduar se prej rreth një muaji e gjysmë furnizimi nga rrjeti është thuajse i papërfillshëm. Sipas tij, nga rrjeti vijnë vetëm rreth 10 litra ujë, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për banorët dhe bizneset në këtë periudhë të sezonit turistik.

Qytetari, i cili menaxhon një hotel, thotë se deri tani ka shpenzuar rreth 2 milionë lekë për autobote, ndërsa vetëm për shtëpinë ku banon ka harxhuar rreth 200 mijë lekë. Ai e cilëson situatën skandaloze, duke theksuar se Bistrica ndodhet shumë pranë zonës, dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë.

Denoncim:

Kjo është situata e ujit në Ksamil. Kaq ujë vjen nga rrjeti. Jemi me fat po të bëjmë 10 litra ujë në total. Kemi rreth një muaj e gjysmë pa ujë. Menaxhoj një hotel dhe kemi harxhuar rreth 2 milionë lekë për autobotet deri tani. Vetëm në shtëpinë ku banoj kemi harxhuar 200 mijë lekë. Është skandaloze, duke pasur Bistricën fare pranë. Ju lutem, postojeni anonim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit