Një qytetar ka dërguar një video nga Rruga e Plazhit në Velipojë, ku shihet një automjet që ka dalë nga radha dhe ka kaluar në korsinë e kundërt, aty ku makinat lëvizin në drejtim të kundërt. Ndërsa drejtuesit e tjerë presin në kolonë, shoferi ka zgjedhur të shmangë radhën duke përdorur korsinë tjetër të rrugës.
“Jam kurioz me ligjin e ri që doli para ca ditësh, sa do t’i vendoset gjoba këtij prototipi që nuk qëndron në radhë si të tjerët?”, shkruan qytetari, duke shprehur irritimin për manovrën e drejtuesit të mjetit.
Pamje të tilla janë të shpeshta gjatë sezonit të verës, kur trafiku në aksin e plazhit në Velipojë rëndohet ndjeshëm. Rasti ngre pikëpyetje mbi respektimin e rregullave të qarkullimit dhe nëse një manovër e tillë, për të shmangur kolonën duke hyrë në korsinë e kundërt, do të ndëshkohet sipas ndryshimeve të fundit në legjislacion.