Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës, ku raportohet se një person ka humbur jetën.
Lajmin për aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Sylejman Halili.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe me zbardhjen e rrethanave që çuan deri te aksidenti.