“Xhiroi gomat para policisë, por e pësoi keq”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.08.2026, 22:42

Një video e mbërritur pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania tregon momentin kur një person shihet teksa shoqërohet nga efektivët e Policisë.

Sipas dëshmitarit që ka dërguar pamjet, personi dyshohet se ka xhiruar gomat e automjetit në prani të policisë, ndërsa më pas është shoqëruar nga efektivët.

Nga pamjet nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur arsyeja e shoqërimit, ndërsa deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen apo identitetin e personit.

JOQ Albania vijon të presë një sqarim zyrtar për të mësuar se çfarë ka ndodhur dhe përse qytetari është shoqëruar nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit