Dita e 78-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.08.2026, 22:11

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën e përnatshme në ditën e 78-të radhazi.

Me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar, protestuesit janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

Protestës kundër klasës politike i janë bashkuar edhe qytetarë nga diaspora, të cilët kanë qenë të pranishëm në shesh edhe gjatë datave 14 dhe 15 gusht, duke vijuar pjesëmarrjen e tyre edhe këtë të diel, më 16 gusht.

Prej 78 ditësh, qytetarët mblidhen çdo mbrëmje përpara Kryeministrisë dhe më pas vijojnë marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke e kthyer protestën në një tubim të përnatshëm.

Edhe sonte, pas fjalimeve, protestuesit kanë dalë sërish në rrugë me flamujt kuq e zi të ngritur lart, ndërsa marshimi vijon mes thirrjeve dhe pankartave kundër qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit