Një skenë e pazakontë është filmuar gjatë një dasme në Kukës dhe i ka bërë përshtypje një qytetari, i cili ka dërguar videon pranë redaksisë së JOQ Albania.
Në pamje shihen dasmorët duke kërcyer rreth një karroce dore, prej atyre që përdoren zakonisht në punimet e ndërtimit, ndërsa atmosfera e festës vijon normalisht mes muzikës dhe kërcimeve.
Ajo që e bën edhe më pikante skenën është muzika që dëgjohet në sfond, ku këndohet për kurbetin: “O kurbet, kurbet i zi”.
Nuk dihet nëse karroca lidhet me profesionin e dhëndrit apo të ndonjë prej të pranishmëve dhe as arsyeja pse ajo është bërë pjesë e festës. Megjithatë, pamja ka mjaftuar që një moment krejt i pazakontë nga dasma të përfundojë në redaksinë tonë.
“Përshëndetje JOQ, isha në një dasmë sot në Kukës dhe më bëri shumë përshtypje kjo karroca në dasmë”, shkruan qytetari.
Ndoshta një mënyrë krejt e veçantë për t’i dhënë kuptim këngës së kurbetit… ose thjesht një tjetër nga ato momentet që ndodhin vetëm në dasmat shqiptare.