Zjarri përfshin ullinjtë në Cërrik, flakët pranë banesave alarmojnë banorët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2026, 13:54

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të diele në qytetin e Cërrikut, në Lagjen Nr. 1, ku flakët kanë përfshirë një parcelë me sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me ullinj. Zjarri është konstatuar rreth orës 12:45, ndërsa përmasat e vatrës kanë alarmuar banorët e zonës.

Për shkak të afërsisë me zonat e banuara, në terren janë angazhuar forca dhe mjete të shumta të MZSH-së së Bashkisë Cërrik. Flakët kanë përfshirë sipërfaqen me ullinj në periferi të qytetit, ndërsa pranë parcelës ndodhen edhe disa banesa, duke shtuar rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen dhe monitorimin e situatës për të shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave apo sipërfaqeve të tjera me bimësi. Temperaturat e larta dhe kushtet e favorshme për përhapjen e zjarreve e bëjnë situatën më të vështirë, ndërsa autoritetet po punojnë për vënien nën kontroll të plotë të vatrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit