46-vjeçarja italiane gjendet e pajetë me shenja dhune, në kërkim burri shqiptar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2026, 12:25

Një 46-vjeçare është gjetur e pajetë në orët e para të 16 gushtit, përpara spitalit në Trebisacce, në provincën e Kozencës, Itali. Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano. Sipas informacioneve paraprake, gruaja kishte pësuar plagë të rënda dhe, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë menjëherë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet italiane janë vënë në kërkim të partnerit të viktimës, një 42-vjeçar shqiptar, vendndodhja e të cilit nuk dihet. Rrethanat se si gruaja ka përfunduar e plagosur rëndë dhe më pas para ambienteve të spitalit janë ende të paqarta, ndërsa hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Karabinierët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të përcaktuar përgjegjësit për vdekjen e 46-vjeçares. Mes pistave të hetimit nuk përjashtohet edhe ajo e feminicidit, ndërsa pritet që veprimet e autoriteteve dhe provat e mbledhura në vendngjarje të hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit