“Qytetarët nën terror me urdhër të ‘padrinos’ së Sarandës”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2026, 11:51

Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar në orët e para të mëngjesit pas një konflikti fizik me disa persona. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur mes Bakallit dhe disa personave të tjerë dhe më pas ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Pas ngjarjes ku u dhunua shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, avokati Arben Llangozi ka reaguar publikisht duke ngritur një sërë akuzash dhe pikëpyetjesh mbi mënyrën se si funksionon Komisariati i Policisë në Sarandë. Llangozi e nis reagimin me pyetjen “Kush është ‘padrinoja’ i Sarandës?” dhe pretendon se qytetarë të ndryshëm janë shoqëruar në komisariat pa motiv, duke u vendosur nën presion.

Në reagimin e tij, avokati përmend drejtuesin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda, duke pretenduar se autoriteti policor mund të jetë përdorur për interesa private, presion apo konflikte të ndryshme. Llangozi thekson se policia duhet të veprojë vetëm brenda kufijve të ligjit dhe se uniforma dhe autoriteti shtetëror nuk mund të përdoren për të frikësuar apo shantazhuar qytetarët. Ai kërkon që këto pretendime të verifikohen nga institucionet përgjegjëse.

Avokati i drejton pyetjet e tij ndaj Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Prokurorisë dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar të sqarohet se kush kontrollon strukturat policore kur ndaj tyre ngrihen akuza të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit