Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e të arratisurit, Ylli Zalla

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2026, 11:19

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ku objektiv ka qenë banesa e Ylli Zallës. Sipas informacioneve paraprake, lënda e dyshuar plasëse është vendosur në derën e banesës, duke shkaktuar dëme materiale. Nga shpërthimi ka marrë flakë edhe automjeti në pronësi të Zallës, i cili ishte parkuar pranë banesës dhe është djegur.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetuesit po mbledhin prova dhe po verifikojnë rrethanat në të cilat është kryer sulmi. Policia po heton për të zbardhur edhe motivet e mundshme të ngjarjes.

Ylli Zalla ndodhet në arrati dhe është një person i kërkuar nga autoritetet. Në qershor të këtij viti, një operacion i Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me forcat speciale RENEA, u zhvillua në fshatin Zallë për kapjen e 49-vjeçarit, por operacioni përfundoi pa arrestimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit