Familja Gashi dhuron 608 m² tokë për ndërtimin e një xhamie në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.08.2026, 22:04

Një gjest bamirësie është bërë nga familja Gashi nga Hajvalia, e cila ka dhuruar një parcelë prej 608 metrash katrorë në të mirë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.

Sipas njoftimit të KBI-Prishtinë, dhurimi është formalizuar pranë noteres Mimoza Sinani, ndërsa në këtë pronë në të ardhmen parashihet ndërtimi i një xhamie, e cila do të jetë në shërbim të besimtarëve.

Në ceremoninë e dhurimit ishte i pranishëm edhe kryetari i KBI-së në Prishtinë, Hetem ef. Sopjani, i cili falënderoi familjen Gashi për këtë vepër bamirësie dhe për kontributin e dhënë në të mirë të komunitetit.

KBI-Prishtinë ka shprehur mirënjohje për familjen Gashi, duke e vlerësuar dhurimin si një vepër të çmuar humanitare dhe fetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit