Tragjedi në Suharekë: 29-vjeçarja Arijeta Rexhep Luzha humb jetën në aksident

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.08.2026, 21:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Bukosh–Savrovë në Suharekë, ku si pasojë e një aksidenti trafiku ka humbur jetën Arijeta Rexhep Luzha, 29 vjeçare nga fshati Vraniq.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç 29-vjeçares që humbi jetën, një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Arijeta Rexhep Luzha do të përcillet për në banesën e fundit nesër, më 16 gusht, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Vraniq.

Ngjarja ka tronditur familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës, të cilët do t'i japin lamtumirën e fundit 29-vjeçares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit