Vezir Hazirajt dorëzohet në Policinë e Pejës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.08.2026, 20:25

Vezir Haziraj, i dyshuari që ndodhej në arrati pas të shtënave me armë zjarri në Orrobërdë të Banjës së Pejës, ku mbeti i plagosur një person, është dorëzuar sot në Policinë e Pejës.

Haziraj po kërkohej nga organet e rendit që nga 7 gushti, kur kishte ndodhur incidenti, ndërsa gjatë kohës sa ndodhej në arrati ishte shfaqur edhe në rrjete sociale, duke publikuar pamje ku shihej i armatosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit