Detaje të reja dhe mjaft të çuditshme kanë dalë në dritë nga videoja e kamerave të sigurisë që fiksuan momentin e atentatit të dështuar në një nga lokalet e Elbasanit. Pamjet filmike kanë zbuluar një sjellje tejet të pazakontë të gruas që shoqëronte autorin e ngjarjes pasi ky i fundit të nxirrte armën.
Në video shihet qartë momenti kur atentatori ngrihet nga tavolina ku po rrinte bashkë me gruan për t'iu afruar objektivit të tij. Ndërsa në lokal shpërthen paniku kur autori nxjerr armën, e cila për fat i ngeci në sekondën kritike, gruaja në tavolinë shfaqet absolutisht e qetë, a thua se rreth saj nuk po ndodhte asgjë e jashtëzakonshme.
Ajo që ka befasuar më së shumti është reagimi i saj pas dështimit të sulmit. Ndërsa të pranishmit u alarmuan dhe autori u largua me vrap, gruaja ngrihet qetësisht nga tavolina, lëviz pak pastaj kthehet përsëri dhe paguan faturën duke ënë paratë mbi tavolinë. Më pas largohet sikur nuk ka ndodhur asgjë nga vendi i ngjarjes.