Tragjedia në Lushnje: Del foto e dy motrave që humbën jetën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.08.2026, 17:45

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjet Xhepa dhe Hasko, të cilat kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave, Florie Xhepa, 53 vjeçe, dhe Mirela Hasko, 50 vjeç.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit në fshatin Delisufaj të Lushnjës, ku automjeti me të cilin udhëtonin dy motrat doli nga ura dhe përfundoi në kanalin vaditës. Sipas të dhënave të bëra publike, dy gratë nuk mundën të dilnin nga automjeti dhe humbën jetën si pasojë e mbytjes. Trupat e tyre u nxorën nga vendngjarja dhe u transportuan drejt morgut të Lushnjës.

Komuniteti Shqiptar në Parma, Itali, përmes një njoftimi të bërë publik me kërkesën e familjes Xhepa, ka bërë të ditur se familjarët kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë me dhimbje dy motrat, të cilat u ndanë tragjikisht nga jeta. Familja Xhepa, e cila më herët ka banuar në Langhirano të Italisë dhe aktualisht jeton në Casalmaggiore, në provincën e Cremonës, ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Flories do të zhvillohet në Itali në ditët e ardhshme. Pas saj mbetet një familje e pikëlluar dhe dy fëmijët e saj, Marigleni, 28 vjeç, dhe Saba, 24 vjeçe, të cilët përballen me humbjen e nënës së tyre.

Mungesa e barrierave mbrojtëse në urën ku ndodhi aksidenti e ka bërë atë një pikë të rrezikshme për qarkullimin, duke theksuar nevojën për ndërhyrje dhe masa sigurie për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit