Shkodrani krahason Bodrumin me Velipojën: S’është uaauu

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.08.2026, 16:01

Një qytetar shkodran, i cili ndodhet me pushime në Bodrum të Turqisë, i është drejtuar JOQ Albania me një video dhe një mesazh për të ndarë eksperiencën e tij atje.

Ai thotë se vendosi të filmonte zonën pasi, sipas tij, shqiptarët shpesh kritikohen për mënyrën se si zhvillohet turizmi në vend, ndërsa realiteti në disa destinacione të huaja nuk është gjithmonë aq ideal sa paraqitet.

“Meqë na qeshin ne shqiptarëve me vendin tonë, mendova ta bëj një video të Bodrumit që njerëzit ta shikojnë mirë se si është në të vërtetë”, shkruan qytetari.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në Bodrum ka hasur probleme që lidhen me pastërtinë, shërbimin në hotele dhe menaxhimin e ujërave të zeza. Ai pretendon se ujërat shkarkohen në det dhe se disa prej tyre i ka parë edhe nën sipërfaqen e ujit.

“Kanë zorrë që shkojnë poshtë rërës dhe dalin në det për të zbrazur ujërat. I kemi parë edhe nën ujë”, shprehet ai.

Krahasimi i tij shkon më tej, teksa e vendos eksperiencën në Bodrum përballë asaj që ka hasur në Shqipëri, duke u shprehur se kot është qarë për Velipojën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit