Një situatë e rrezikshme është konstatuar në rrugën Skrapar–Berat, ku një pjesë e rrugës është shembur duke krijuar një gropë të madhe pa asnjë sinjalizim paraprak.
Sipas raportimeve, gropa ndodhet menjëherë pas një kthese, duke e bërë të vështirë dallimin në kohë nga drejtuesit e automjeteve.
Mungesa e sinjalistikës e shton ndjeshëm rrezikun për aksidente, veçanërisht për automjetet që lëvizin me shpejtësi. Një drejtues që nuk e vëren në kohë dëmtimin mund të përfundojë direkt në gropë.
Apelohet për ndërhyrje sa më të shpejtë nga autoritetet përgjegjëse për vendosjen e sinjalistikës dhe sigurimin e zonës, për të shmangur aksidente të mundshme.
