Tërmeti 5 ballë trondit Granadën, dëmtohen banesa dhe makina

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.08.2026, 12:32

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur qytetin jugor spanjoll të Granadës në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme në disa banesa dhe automjete. Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në zonën metropolitane të Alhendín, ndërsa shërbimet e emergjencës ndërhynë për të nxjerrë disa persona nga ndërtesat e dëmtuara.

Autoritetet rajonale kanë konfirmuar dëmet materiale, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Pas lëkundjeve, ekipet e emergjencës kanë vijuar kontrollet në zonat e prekura për të vlerësuar dëmet dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Nënkryetari i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Antonio Sanz Cabello, njoftoi se autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Banorëve të Granadës u është bërë thirrje të qëndrojnë të qetë, të shmangin hyrjet dhe daljet e panevojshme nga ndërtesat e dëmtuara dhe, nëse ndodhen në rrugë, të qëndrojnë larg fasadave, ballkoneve, mureve dhe elementeve që mund të bien.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit