Biznesmeni nga Puka ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 15.08.2026, 11:54

Një lajm i trishtë ka tronditur familjarët dhe të afërmit e Arlend Prend Gjonit, i njohur si Ledi, i cili është ndarë nga jeta në moshën vetëm 35-vjeçare. Sipas njoftimit të familjes, ai ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Arlend Gjoni, me origjinë nga Berisha e Pukës, kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në biznes dhe sipërmarrje, fillimisht si emigrant dhe më pas duke investuar në ide, teknologji dhe inovacion.

Vitet e fundit ai ishte zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte bashkëthemelues i Prepaire Labs, një kompani e angazhuar në zhvillimin e teknologjive në fushën e bioteknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ndër projektet e saj është edhe GenetiQ Digital Twin, një teknologji që synon të ndërthurë të dhëna gjenetike, metabolike, klinike, imazherike dhe biometrike për të ndihmuar në identifikimin e hershëm të rreziqeve shëndetësore dhe personalizimin e trajtimeve.

Të afërmit e përshkruajnë Arlendin si një njeri me vizion dhe ambicie të mëdha, i cili pavarësisht moshës së re kishte arritur të investonte në projekte me synimin për të sjellë risi në fushën e teknologjisë dhe shëndetësisë.

Pritja e të ndjerit do të bëhet pranë shtëpisë funerale “Alba 2000”, në rrugën e Durrësit, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet të dielën, më 16 gusht, në orën 13:00, pranë varrezave të Prushit, Kombinat, Tiranë.

Ngushëllime familjes Gjoni dhe të afërmve për këtë humbje të parakohshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit