Dhunë, sherr dhe armë në një familje dibrane

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.08.2026, 12:08

Një konflikt familjar në fshatin Majtarë të Dibrës ka përshkallëzuar në dhunë dhe kërcënim me armë. Një 34-vjeçar dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, 40 vjeçe, ndërsa djali 19-vjeçar i saj ka qëlluar në ajër me armë zjarri, në përpjekje për të kanosur xhaxhain e tij. Policia ndërhyri në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

34-vjeçari është arrestuar, ndërsa 19-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia vijon kontrollet për kapjen e të riut dhe gjetjen e armës së zjarrit, e cila ende nuk është sekuestruar. Ndërkohë, në gjendje të lirë po procedohen edhe tre persona të tjerë të përfshirë në konflikt.

Mes tyre janë 40-vjeçarja dhe një 25-vjeçare, të cilat dyshohet se kanë dhunuar njëra-tjetrën gjatë konfliktit, si dhe një 38-vjeçar, i cili akuzohet se ka tentuar të fshehë provat në vendngjarje. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Dibrës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit