Dallimi mes trurit të grave dhe burrave! Sekreti që zbuloi studimi i ri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.08.2026, 10:22

Një studim i ri ndërkombëtar sjell një zbulim interesant mbi ndryshimet mes trurit të grave dhe burrave. Testet e kryera gjatë rizgjimit nga anestezia me ketaminë treguan se truri i femrës mund të shfaqë plasticitet më të lartë, pra një aftësi më të madhe për të ndryshuar, për t’u përshtatur dhe për të rimodeluar lidhjet mes qelizave nervore.

Në qendër të këtij zbulimi janë qelizat imunitare të trurit, të cilat sipas studiuesve nga Austria dhe Seattle luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si truri reagon ndaj ketaminës. Nën efektin e kësaj substance, dallimet mes dy gjinive bëhen më të dukshme, duke sugjeruar se truri femëror mund të ketë një mekanizëm më fleksibël përshtatjeje në situata të caktuara.

Sipas autorëve, kjo veçori mund të jetë formësuar gjatë evolucionit për t’iu përgjigjur kërkesave të mëdha sociale dhe emocionale, përfshirë kujdesin ndaj fëmijëve, kërkimin e ushqimit dhe koordinimin e aktiviteteve në grup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit