Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, 6 persona të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.08.2026, 22:12

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:40 mes dy veturave dhe një kamionetë në fshatin Pogragjë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se si pasojë e aksidenti 6 persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 17:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara, dy vetura dhe një kamionetë, si pasojë e këtij aksidenti gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit