Shqiptari “i marrë peng” nga mjekësia shqiptare, kërkon ndihmë për t’u operuar në Selanik

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.08.2026, 19:00

Një histori e rëndë vjen nga Korça, ku një shqiptar rrezikon të mbetet i paralizuar, ndërsa vetë ai denoncon se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Shqipëri.

Në videon e publikuar, Dhimitri tregon se nuk ka gjetur zgjidhje as në neurologjinë e QSUT-së dhe se tashmë gjendja e tij është rënduar deri në pikën ku rrezikon të humbasë mundësinë për të ecur. Dhimitri pretendon se gjatë trajtimit në Shqipëri është diagnostikuar gabimisht.

Në vend që mjekësia shqiptare t’i jepte një përgjigje dhe një rrugëdalje, ai tregon se është detyruar ta kërkojë zgjidhjen jashtë vendit. Shpresa për të ka ardhur nga Selaniku.

Pas vizitave në Greqi, Dhimitri ka nisur trajtimet e para, për të cilat janë mbledhur rreth 3 mijë euro. Tashmë ai thotë se ka nevojë për një operacion të madh, që mund t’i japë mundësinë të ngrihet përsëri në këmbë dhe t’i rikthehet një jete normale.

Por koston e ndërhyrjes nuk mund ta përballojë i vetëm. Dhe këtu historia e Dhimitrit kthehet në një denoncim të fortë për mjekësinë shqiptare: një njeri që duhej të gjente trajtimin në vendin e tij, sot është detyruar të kërkojë shpëtimin në Selanik dhe ndihmën financiare të shqiptarëve.

Në një farë mënyre, ai është marrë peng nga një sistem që, sipas dëshmisë së tij, jo vetëm nuk i dha zgjidhje, por edhe e diagnostikoi gabimisht. Dhimitri sot nuk kërkon luks. Kërkon mundësinë për të ecur përsëri dhe për të jetuar normalisht. Ai u bën thirrje shqiptarëve që kanë mundësi ta ndihmojnë për të realizuar operacionin që i nevojitet.

LINKU GO FUND ME: https://gofund.me/362cca602

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit