Ky është 60-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Lipjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.08.2026, 18:59

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lipjan, ku një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Viktima është Afrim Fehmi Jashanica, 60 vjeç.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 15 gusht 2026, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Ribarë i Vogël.

“Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Afrim Fehmi Jashanica. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e shtunë, në varrezat e fshatit Ribarë i Vogël, në ora 18:00.

Allahu e mëshiroftë, ngushëllime familjes Jashanica”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Rrethanat e vdekjes së 60-vjeçarit nuk janë bërë të ditura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit