I caktohet një muaj paraburgim personit që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.08.2026, 18:28

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj personit që në sallën e Kuvendit dy ditë më parë bëri thirrje për pushkatim të deputetit Ramush Haradinaj.

Ai dyshohet për kryerje të veprave penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “kanosje”.

Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një person ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit