Aksident në Lushnje, dy makian bëhen copash

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.08.2026, 18:24

Një aksident automobilistik është regjistruar në zonën e Stravecit, në Lushnjë, ku në përplasjen mes dy automjeteve është përfshirë edhe aktivisti i partisë Mundësia, Klevi Elezi.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht në pjesën e përparme, çka tregon forcën e përplasjes.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen shëndetësore të personave që ndodheshin në automjete. Nuk dihet gjithashtu nëse ka persona të lënduar apo jo.

Në vendngjarje pritet të kryhen veprimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit, ndërsa autoritetet do të mund të japin më shumë detaje në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit