Një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë u arrestua të premten nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
I arrestuar është Avdirrahman Gashi, gjykatës i degës në Lipjan të Gjykatës së Prishtinës.
Pamjet e aksionit të arrestimit të gjyqtarit tregojnë se ai u kap në një motel.
Policia dhe Prokuroria Speciale thanë se hetimi që çoi në arrestimin e Gashit u “zhvillua në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme gjatë një periudhe disa mujore”.
“Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara gjatë hetimit, Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprën penale për të cilën është ndërmarrë masa e arrestimit”, thuhet në komunikatë.