Pas publikimit në JOQ, policia sqaron incidenti me zjarrin pranë RTSH-së

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.08.2026, 13:37

Pas publikimit në JOQ të pamjeve nga një incident me zjarr pranë ambienteve të RTSH-së, autoritetet kanë reaguar për të sqaruar çfarë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të 14 gushtit, kur një drejtues automjeti në pronësi të RTSH-së ka konstatuar tym që dilte nga pjesa e motorit, ndërsa mjeti ishte i parkuar brenda ambienteve të institucionit.

Pas konstatimit të tymit, është njoftuar shërbimi zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ngjarja u bë publike fillimisht përmes videos së publikuar në JOQ, e cila solli reagimin e Policisë së Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit